Afro 600 raste aktive me COVID-19
Aktualisht në Kosovë janë 593 raste aktive me COVID-19. Numri më i lartë i rasteve është në Komunën e Prishtinës. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kryeqytet janë 172 raste aktive me koronavirus, në Prizren 52 raste, në Ferizaj 47, Gjilan 45, Klinë 32 etj.
Në 24 orët e kaluara janë shënuar edhe 32 raste të reja me COVID-19.
Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 821 mijë e 540 doza të vaksinës. Kurse 820 mijë e 146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 99 mijë e 870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?