Afro 800 persona u dënuan për mosrespektimin e masave
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 783 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19.
Po ashtu për shkelje të rregullave në trafik, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 103 tiketa trafiku.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media