Afro 800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë javëve të fundit është shënuar një rënie e madhe e rasteve me COVID-19 në Kosovë. Si pasojë ka rënë edhe numri i rasteve aktive në nivel vendi.
Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në nivel vendi ka zbritur në 786.
Po ashtu edhe numri i viktimave pothuajse ka rënë në zero. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së./21Media

Back to top button