Afro dy mijë doza të vaksinës antiCovid u administruan në 24 orët e fundit

 
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 754 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 794 mijë e 993 doza të vaksinës.
Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se 808 mijë e 830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa deri më sot janë dhënë 89 mijë e 927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 787 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja kanë dalë nga  5 mijë e 82 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit./21Media

Back to top button