Zendaya bëhet me figurë prej dylli në Madame Tussauds

Zendaya do të nderohet në Madame Tussauds në Londër me punim prej dylli duke iu bashkuar radhës të mbushur me yje.
Figura do të prezantohet këtë të premte.
Është skalitur duke përdorur matje dhe referenca të marra gjatë takimit të saj në vitin 2015 me artistët e atraksionit me famë botërore dhe do të shfaqet në Madame Tussauds.
25-vjeçarja do t’i bashkohet të famshëmve të listës A, duke përfshirë Benedict Cumberbatch, Tom Hardy, Kate Winslet, Brad Pitt dhe Dukën dhe Dukeshën e Sussex në tapetin e kuq.
“Zendaya është e hatashme,”-shprehet ai teksa flet për statujën. Jo vetëm kaq, por ajo përdor figurën e saj prej një njeriu të njohur për t’iu bashkuar kauzave apo diskutimeve në cështje të rëndësishme sociale. Ajo është vetvetja dhe ne së bashku me fansat e saj e duam këtë gjë tek ajo. Me zërat që qarkullojnë lart e poshtë se ajo do të bëhet së shpejti londineze, do të ishte një kënaqësi të vinte në Madame Tussauds për të parë veten e saj”, u shpreh drejtori i MT./21Media

Back to top button