Mosha e 8 personave që humbën betejën me Covid-19

Tetë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar edhe 754 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 femra dhe 3 meshkuj.
Mosha e viktimave femra: Dy të moshës mbi 80 vjeç, një e moshës 70-79 vjeç dhe dy të moshës 60-69 vjeç. Viktimat janë nga komunat: Dy nga komuna e Obiliqit, një nga komuna e Skenderajt, një nga komuna e Vushtrrisë dhe një nga komuna e Mitrovicës.
Mosha e viktimave meshkuj: Një i moshës mbi 80 vjeç dhe dy të moshës 60-69 vjeç. Viktimat meshkuj janë nga komunat: Një nga komuna e Klinës, një nga komuna e Kllokotit dhe një nga komuna e Prishtinës.
“Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408. Në total numri i rasteve aktive është 23.823.”, ka informuar Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button