Agim Aliu viziton të lënduarit nga shpërthimi: Uroj të mos shënohet asnjë viktimë

 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka vizituar personat e lënduar nga shpërthimi që ndodhi sot në një lokal në Ferizaj.

E kryetari Agim Aliu, pamjet nga atje i ka cilësuar të tmerrshme, ndërsa ka uruar të mos shënohet asnjë viktimë.

Po ashtu Aliu ka falënderuar ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policinë dhe kompetentët tjerë që dolën menjëherë në vendngjarje.

“Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj. Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje. Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në…

Posted by Agim Aliu on Tuesday, 5 January 2021

 

Ka arritur në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi që ndodhi pasditen e sotme në një lokal në Ferizaj./21Media

Back to top button