Agjencia e Ushqimit fton qytetarët që të mos i konsumojnë këto produkte

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit “Wudy”, pasi në produktet e prodhuesit AIA, vendi i origjinës Itali, dyshohet për praninë e bakterit “Listeria” në disa lote prodhimi.
Në komunikatë thuhet se që nga mëngjesi ka filluar gjurmimi për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues dhe se ka pasur ndalesa për tregtim.
“Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat loteve dhe datës se skadencës. Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotet e përfshira në incident gjenden në Kosovë. Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sistemi RASSF, por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin ton. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim”, thekson AUV.
Për më tepër, AUV fton konsumatorët që të mos i konsumojnë këto produkte dhe t’i kthejnë ato në vendin ku i kanë blerë.
Urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga brendi “Wudy” vlen deri në një vendim tjetër.
Çfarë është listeria
Listerioza e njohur gjithashtu si infeksioni i listerisë është një sëmundje e rrallë, por potencialisht e rëndë e shkaktuar nga bakteret e ushqimit Listeria monocytogenes. Listerioza zakonisht largohet vetvetiu, por mund të shkaktojë probleme serioze nëse jeni shtatzënë ose keni një sistem të dobët imunitar. Listerioza është zakonisht një sëmundje e lehtë për gratë shtatzëna, por shkakton sëmundje të rënda tek fetusi ose foshnja e porsalindur. Disa njerëz me infeksione Listeria, më së shpeshti të rriturit 65 vjeç e lart dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, zhvillojnë infeksione të rënda të qarkullimit të gjakut (duke shkaktuar sepsë) ose trurit (duke shkaktuar meningjit ose encefalit). Infeksionet e listerisë ndonjëherë mund të prekin pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë kockat, nyjet dhe vendet në gjoks dhe bark.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se Listeria është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve nga helmimi me ushqim në Shtetet e Bashkuara./21Media

Back to top button