“Agjenda politike po dominon në Kosovë, ndërsa po lihet anash ekonomia”

Gërxhaliu tha se mbi interesin e partive politike duhet të jetë interesi shtetëror

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ditëve të fundit është një dinamikë ku agjenda politike po dominon në Kosovë ndërsa po lihet anash ekonomia. Sipas tij pa  marrë parasyshë aktualitetin politik edhe ekonomia duhet ta ketë prioritetin e vet dhe të jetë obligim moral. Shtoi se mbi interesin e partive politike duhet të jetë interesi shtetëror. Këto komente Gërxhaliu i bëri në prezantimin e rezultateve të studimit “Klima e biznesit në Kosovë” për tre mujorin e parë të këtij viti.

Rezultatet tregojnë që ka rritje pozitive të kenaqshmërisë së biznesve ndaj ambinetit biznesor në Kosovë.

85 % e bizneseve të anketuara në këtë studim vlerësojnë gjendjen e biznesit të mirë, ndërsa 15 e vlerësojnë si jo të kenaqëshme.
Ndërkaq, sipas këtij studimi barrierat që po i pengojnë bizneset janë kamatat e larta, mungesa e mjeteve financiare dhe mosliberalizmi i vizave, mos pagesa e konsumatorëve me kohë etj./21Media

Back to top button