Ahmeti dënon sulmin ndaj Xharrës
Ahmeti ka drejtuar kritika në drejtim të insitucioneve të drejtësisë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur të papranueshëm dhe të denueshëm sulmin mbrëmë ndaj Arbana Xharrës.
Ai ka drejtuar kritika në drejtim të insitucioneve të drejtësisë duke shkruar se jo rrallë nuk funksionojnë.
“Shoqëritë e lira egzistojnë jo vetëm për shkak të akteve ligjore që i bëjnë të tilla por edhe për shkak të funksionimit të institucioneve. Qe një kohë në Kosovë institucionet e drejtësisë jo rrallë nuk funksionojnë, e shpesh me qëllim. Në anën tjetër kjo u jep hapësirë disave të spekulojnë, shpesh me qëllim të qartë” ka thënë ai.
Sipas Ahmetit, sulmet fizike të fundit, si rasti i Arbana Xharrës mbrëme janë të dënueshme dhe janë të papranueshme.
“Përderisa institucionet qëllimisht apo joqëllimisht (s)përfundojnë punën, ne do të mbesim shoqëri e lirë në letra e shumica në dënime në facebook. Hetimi i të gjitha rasteve të sulmeve, kërcënimeve e krimeve të tjera është i domosdoshëm për shërimin e kësaj shoqëri” shtoi Ahmeti./21Media