Agjenti i Jorginhos pranon takimin me Barcelonën
Agjenti i mesfushorit Jorginho këmbëngul se prioriteti i tij është një marrëveshje e re me Chelsean, edhe pse pati një takim me drejtuesit e Barcelonës.
Joao Santos po punon për të zgjidhur të ardhmen e klientit të tij pasi ai është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në Stamford Bridge.
Megjithatë, Santos u pa në Barcelonë javën e kaluar dhe filluan thashethemet për transferimin e reprezentuesit italian në Camp Nou.
Agjenti i Jorginhos nuk ka mohuar një gjë të tillë dhe ka sugjeruar se janë zhvilluar bisedime me Barçën.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?