AGK: 74 raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve këtë vit, 30 prej tyre në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se 74 raste të kërcënimeve e sulmeve janë raportuar nga gazetarët dhe mediat përgjatë vitit 2023.
30 prej këtyre rasteve janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe mediave në veriun e Republikës së Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje kolegëve dhe mediave që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, AGK-ja iu ka bërë thirrje policisë, prokurorisë dhe gjykatave të që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e mediave, por t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personat të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre./21Media

Back to top button