Kaloni te përmbajtja kryesore

AGK: Dënojmë fuqishëm përjashtimin arbitrar nga ekrani të 6 gazetarëve të RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një reagimi thotë se dënon fuqishëm përjashtimin abritrar nga ekrani të 6 gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

AGK thotë se pranoi me shqetësim njoftimin e Blerta Foniqi Kabashit, Meneta Zekaj Nushit, Arton Mulliqit, Edona Musa-Mustafës, Jehona Zhitisë dhe Valon Bajramit, për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata.

Asociacioni thotë se ky vendim i menaxhmentit të RTK-së është arbitrar dhe paraqet një nivel të paprecedent të cenzurës në Transmetuesin Publik.

“Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë njoftuar se menaxhmenti, pa paralajmërim, të premten e kaluar, i ka njoftuar se janë përjashtuar nga moderimi i magazinave informative të orës 17:00 dhe të orës 23:00. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë vendim arbitrar të Menaxhmentit të RTK-së, që paraqet një nivel të paprecedent të cenzurës në Transmetuesin Publik”, thuhet në reagim.

Sipas AGK-së, kjo është një dëshmi e re, e shqetësimit të ngritur me kohë nga AGK-ja, se menaxhmenti aktual është vënë në shërbim të plotë të Qeverisë Kurti, dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Menaxhmentin që ta rishikojë dhe tërheqë këtë vendim, dhe t’ua mundësojë gazetarëve dhe redaktorëve të bëjnë punën e tyre në interest të publikut, pa ndikimin e vazhdueshëm politik”, thuhet më tej.

Reagimi i plotë: 

“AGK-ja dënon fuqishëm përjashtimin abritrar nga ekrani të 6 gazetarëve të RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim njoftimin e 6 gazetarëve të RTK-së për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata në Televizionin Publik.

Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë njoftuar se menaxhmenti, pa paralajmërim, të premten e kaluar, i ka njoftuar se janë përjashtuar nga moderimi i magazinave informative të orës 17:00 dhe të orës 23:00.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë vendim arbitrar të Menaxhmentit të RTK-së, që paraqet një nivel të paprecedent të cenzurës në Transmetuesin Publik.

AGK-ja e sheh veprimin e Menaxhmentit si ndëshkim ndaj 6 gazetarëve për punën e tyre profesionale, të pandikuar politikisht dhe për ngritjen e zërit për vonesën e pagave.

Kjo është një dëshmi e re, të shqetësimit të ngritur me kohë nga AGK-ja, se Menaxhmenti aktual është vënë në shërbim të plotë të Qeverisë Kurti, dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Menaxhmentin që ta rishikojë dhe tërheqë këtë vendim, dhe t’ua mundësojë gazetarëve dhe redaktorëve të bëjnë punën e tyre në interest të publikut, pa ndikimin e vazhdueshëm politik.

AGK-ja do të përkrahë të 6 kolegët gazetarë në të gjithë hapat që ata do të ndërmarrin për të sfiduar këtë vendim të papranueshëm dhe të ndikuar nga politika”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button