Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkohet emërimi i koordinatorëve për rastet e gazetarëve

Kryetari i AGK-së tha se gjykatat duhet të emërojnë koordinator për rastet e gazetarëve

Përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës takuan të mërkurën kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizin, ku diskutuan për trajtimin me prioritet të lëndëve gjyqësore në të cilat janë të përfshirë mediet dhe gazetarët.

Kryetari i bordit të AGK-së, Shkelqim Hysenaj, prezantoi para kryesuesit të KGJK-së, shqetësimet e Asociacionit për mos efikasitetin e gjykatave në zgjidhjen e lëndëve të gazetarëve në kontestin penal, po ashtu edhe në atë civil.

Hysenaj, kërkoi nga kryesuesi Idrizi që gjykatat t’i shqyrtojnë me prioritet dhe më efikasitet lëndët e medieve dhe gazetarëve, me ç’rast është kërkuar që të emërohet nga një gjyqtar apo koordinator për rastet e gazetarëve.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e AGK-së, kërkuan nga kryesuesi i KGJK-së, që të ndikoj në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave me përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në mënyrë që të krijohet një databazë e të gjitha rasteve të cilat janë shqyrtuar apo presin që shqyrtohen nga ana e gjykatave.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi u zotua se do të kërkoj efektivitet edhe më të madh nga ana e gjykatave për zgjidhjen e këtyre lëndëve gjyqësore. Po ashtu, kryesuesi Idrizi premtoj bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet KGJK-së, dhe AGK-së, bashkëpunim ky që, sipas tij, do të ndikoj pozitivisht në zgjidhjen sa me të shpejt të këtyre rasteve ku janë të përfshirë gazetarët.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button