Plagoset një kongresist republikan

Është plagosur kongresisti republikan, Stiv Skalis

Pesë persona, në mesin e tyre edhe kongresisti republikan, Stiv Skalis, janë plagosur sot pas të shtënave, të cilat ndodhën gjatë një stërvitje të bejzbollit. Stërvitja u organizua për anëtarët republikanë të Kongresit nga Virxhinia Veriore.

Këtë ngjarje e konfirmoi kolegu republikan i Skalisit, Mo Bruks. Bruks tha për mediat amerikane se ishte duke u përgatitur për stërvitjen me ekipin e bejzbollit të kongresistëve, kur u dëgjuan të shtënat. Ai shtoi se më pas, ka parë disa kolegë të tij, të shtrirë në tokë, shkruan rtv21.tv

Policia njoftoi se ka nisur hetimet për incidentin dhe se i dyshuari është arrestuar. Senatori nga Juta, Majk Li, tha se Skalis është qëlluar në këmbë dhe se jeta e tij nuk është në rrezik. Presidenti amerikan, Donald Tramp, është njoftuar për incidentin në fjalë./21Media

Back to top button