AGK-ja kërkon nga Policia ta hetojë sjelljen e mbrojtjes së afërt të Kurtit ndaj gazetares

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti ndaj gazetares së Blerta Dalloshi-Berisha.

AGK-ja  në rrjetin social Facebook  e ka publikuar fotografinë ku shihet pengimi i gazetares nga mbrojtja e afërt. AGK e ka quajtur këtë akt të  papranueshëm dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial.

“Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin. Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë”, thuhet në njoftim.

AGK-ja ka kërkuar nga Policia që të hetojë sjelljen e personit në fjalë. Po ashtu kanë kërkuar nga kryeministri që të dënojë këtë sjellje./21Media

Back to top button