AGK: Janë kërcënuar me vrasje dy gazetarë kosovarë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se dy gazetarë janë kërcënuar me vdekje.

“Janë kërcënuar me vrasje gazetarët e medias lokale nga Vitia, Plus TV, Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi.Redaksia e Plus TV, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se mesazhet kërcënuese me vrasje i kanë pranuar nga një llogari në rrjetin social Facebook, pas shkrimeve të fundit të kësaj medie lidhur me dy xhamitë në Komunën e Vitisë. “, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të kujdeset për sigurinë e gazetaëreve dhe stafit të Plus Tv.

“AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës të kujdeset për sigurinë e gazetarëve dhe stafit tjetër të televizionit dhe të punojë intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e personit përgjegjës për kërcënimin”, thuhet në reagim./21Media

Back to top button