Rama kërkon vazhdimin e punimeve në rrugën “A”: Interesi publik më i rëndësishëm se ai partiak

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë thirrje sërish që punimet në rrugën “A” të vazhdojnë, pasi që sipas tij ky është interes publik.

Ai përmes një videomesazhi në rrjtet sociale tregoi se si do të funksionojë kjo rrugë, duke u zotuar transformimet për të mirën e përgjithshme nuk do të ndalen.

“Rruga “Jim Xhema” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin. Ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” zgjidh problemin serioz dhe shumëvjeçar të kolektorit. Banorët e lagjes “Kalabria” dhe “Prishtina e Re” janë ankuar me të drejtë për kundërmimin e zonës dhe rrezikshmërinë e lartë të kanalizimit të hapur, andaj ne duam t’i japim fund një herë e mirë këtij problemi. Ky investim i madh do të shkarkojë dukshëm trafikun në kryeqytet, pasi do të ndërlidhë lagjen “Kalabria” me lagjen “Prishtina e Re”. Gjithashtu edhe pjesa e rrugës “B” do të lidhet me rrugën “Jim Xhema”. E në anën tjetër, do të lidhet me Unazën e re të kryeqytetit”, tha Rama. Punimet në rrugën Jim xhema duhet me vazhdu me dinamikën më të shpejtë të mundshme sepse interesi publik është më i rëndësishëm se sa interest politik partiak . Infrastruktura e re në Prishtinë si kryeqytet i vendit i shërben të gjithë Kosovës.”, thotë ndër tjerash Rama.

Gjykata Komerciale muajin e kaluar ka marrë vendim që punimet në rrugën “A” të pezullohen./21Media

Back to top button