Agron Kuka, zyrtarisht anëtar i bordit të Federatës Evropiane të xhudos

Agron Kuka është bërë anëtar i bordit ekzekutiv të Federatës Evropiane të xhudos.
Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se Agron Kuka do të ketë detyrën specifike të drejtorit sportiv.
“Xhudo e Kosovës ka vlera që i njeh Evropa. Ngjarje me rëndësi për sportin e vendit tonë. Urime kryetarit të federatës tonë për postin, post ky i ofruar nga tashmë presidenti i EJU, Laszlo Thot marrë parasysh vlerësimin që ata bajnë për xhudon e Kosovës”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook./21Media

Back to top button