Aguero thotë se United është në garë për titullin e Premier Ligës

Sergio Aguero thotë se Manchester United mbetet pretendent për titullin e Premier Ligës këtë sezon.

Aguero kaloi një dekadë me fanellën e Manchester Cityt, dhe njihet për golin e famshëm kundër QPR në vitin 2012, gol që ia morri titullin nga duart rivalit të qytetit, Manchester United.

Sidoqoftë, pavarësisht formës jo të mirë të United këtë sezon, Aguero insistoi se skuadra e Erik ten Hag mund të hyjë në top 4.

“Nuk mund ta anashkaloni Manchester United në këtë fazë të sezonit. Ata janë një prej rreziqeve më të mëdha për titull të Manchester Cityt”, tha Aguero për “Stake.com”.

Back to top button