Ahmetaj për liberalizimin e vizave: Jam optimiste që një gjë e tillë do të përfundojë pozitivisht

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj sonte në “21 Dejtpërdrejt” në RTV21 foli edhe lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo u shpreh se momenti politik është humbur, megjithatë duhet të punohet në këtë drejtim.
“BE në agjendën e vet ka një mori temash të tjera d.m.th nuk e ka fokus të parin dhe të vetmin Kosovën”, tha ajo duke thënë se tani është momenti të përfitohet nga ky realitet.
Ahmetaj tha se meritoret për përmbushjen e kritereve janë Qeveritë e kaluara e jo kjo Qeveri që është tani.

Ish-minstrja tha se uron që më 13 tetor me të vërtetë t’i sjellë Kosovës përgjigje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave.
“Kosova i ka përmbushur kushtet, arsyeja pse kemi mbetë pengë është sepse e kemi humbur momentumin”, tha ajo.
Ahmetaj tha se Kosova është kthyer mbrapa dhe e izoluar për shkak të partisë që tani është në pushtet e në atë kohë ishte opozitë.
“Jam vërtetë optimiste që një gjë e tillë do të përfundohet pozitivisht për qytetarët e Kosovës sepse është zgjatur më tepër se që duhet, duke e marrë parasyshë se të gjitha kriteret janë plotësuar. Është një momentun i ri brenda BE-së”, tha ajo duke theksuar se BE-ja është kthyer nga Ballkani Perëndimor./21Media

Back to top button