Kosova sivjet s’do të jetë në agjendë për anëtarësim në KE, Ahmetaj: E mira do të ishte që kjo Qeveri të mos ishte fare

(Live Update)

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj thotë se Qeveria Kurti nuk la urë pa e prishur.
“Uroj që kjo Qeveri të mos zgjatë shumë, sepse për më e keqe se për anëtarësimin e Kosovës në KE, është shumë më e keqe për vet qytetarin e Kosvës, shikojeni ku e kemi situatën me ekonominë, shëndetësinë, energjinë”, tha ajo.
Ahmetaj në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha vetëm kur të shkojë kjo Qeveri ka shpresë për anëtarësimin e Kosovës.

Ahmetaj: E mira do të ishte që kjo Qeveri të mos ishte fare
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj sonte në “21 Dejtpërdrejt” në RTV21 duke folur për largimin e Kosovës nga agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit Evropian fajsoi Qeverinë Kurti dukë thënë që “më mirë të mos ekzistonte fare kjo Qeveri”.
“E mira e punës do të ishte që kjo Qeveri të mos ishte fare! Ne po e shohim znj Gërvalla nga dita e parë që ka ardhë përveç skandaleve që i kemi parë nuk mbajë mend ndonjë të arritur, shihemi në çfarë gjendje është Ministria e Jashtme“, ka thënë ai.
Ajo theksoi se hapa të kthimit në këtë proces nuk ka në momentin që është aplikuar.
“Ajo ka hy në rrugëtimin e vetë, duhet të pritet momenti kur do të vijnë në rend të ditës”, tha ajo duke shtuar se është shumë skeptike që do të arrihet diçka me këtë Qeveri.

Kosova sivjet s’do të jetë në agjendë për anëtarësim në KE
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se sipas burimeve të saj anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të jetë në agjendë deri në vitin e ardhshëm.
“Më tepër se heqja e Kosovës nga rendi i ditës nga Serbia kjo është një disfatë e Politikës së Jashtme të Kosovës. Kosova nuk ka qenë në rendin e ditës më 3 tetor siç ka qenë e planifikuar të mbahet nga komiteti i ministrave. Nga burimet e mia në Strasburg kam mësuar se çështja e anëtarësimit të Kosovës do të shtyhet deri në vitin e ardhshëm”, tha ai duke shtuar se kjo është një humbje e madhe.
Ajo për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se kjo tregon sesa e dështuar është kjo Qeveri në Politikën e Jashtme.
“Serbia është një shtet anëtarë, ndërsa Këshilli Evropian i ka 45 shtete të tjera anëtare dhe të mbërrijë një Serbi t’i bindë të gjitha shtetet”, tha ajo./21Media

Back to top button