Ahmeti: 30 autobusë të rinj do t’i blejmë këtë vit, 8 do të jenë elektrikë

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte bëri të ditur se në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojnë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj.

Ahmeti shtoi se me këtë, do të kompletojnë zotimin për autobusët në pronësi publike (80).

“Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH. Po ashtu në prill do të filloj prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara ku kontratat do të jenë afatgjata ndlrsa do të kërkohet investimi në flotë.”, shkroi Ahmeti në facebook.

Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2016 ka miratuar garancinë për kredi nga BERZH-i për blerjen e 51 autobusëve të rinj për Komunën e Prishtinës, pas një debati të ashpër me komunës së Prishtinës dhe ministrisë së Financave, meqë komuna fajësonte ministrinë për neglizhencë të qëllimshme të këtij procesi.

Komuna e Prishtinës ka kontraktuar kompaninë çeke ‘Iveco’ për blerjen e 51 e autobusëve për ndërmarrjen publike “Trafiku Urban”, të cilët në rrugët e Prishtinës janë vënë për herë të parë në qarkullim në fillim të vitit 2017.

Autobusët e rinj dhe reformimi në përgjithësi i trafikut urban ka qenë një prej premtimeve kryesore të Shpend Ahmetit për Prishtinën.

Back to top button