Ahmeti apelon qytetarët për legalizmin e pronave

Nëshkruhet marrëveshje mes Prishtinës dhe USAID për zbatimin e Programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje

55 mijë shkelje që kanë të bëjnë me legalizmin e pronës janë bërë në Prishtinë që nga viti 1999.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjarë nënshkrimit të Marrëveshjes mes Komunës së Prishtinës me USAID-in për zbatimin e programit për trajtimin e ndërtimeve pa leje..

“Procesi i legalizimit është një ndër proceset më të rëndësishme në Kosovë. Ku besohet se në Kosovë do të trajtohen 300 mijë shkelje të ndryshme që nga paslufta. Në komunën e Prishtinës janë 50 mijë shkelje nga viti 99. Ligji i legalizimit është tentativa i i fundit për të rregulluar. Të gjitha ndërtimet deri në shtator 2018 do të mund të trajtohen për legalizim. Deri më tani, ky proces nuk ka qenë i suksesshëm. Sepse shumica e njerëzve nuk kanë aplikuar për legalizim për arsye të ndryshme. Tashmë ka kaluar edhe ligji i ri i cili e bën të gjithë procesin më të lirë dhe më efektiv. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë rast dhe të aplikojnë për të legalizuar pronat e tyre.”, tha Ahmeti.

Ndërsa Drejtori i Zyrës së Rritjes Ekonomike në Misionin e USAID-it në Kosovë, Joshua Mike inkurajoji qytetarët e Prishtnës të përfitojnë nga ky proces dhe t’i paraqesin kërkesat për lealimin e ndërtimeve pa leje.

“Ky proces i legalizimit dhe zbatimi i plotë i kësaj marrëveshjeje është një mundësi si për komunën ashtu edhe për qeverinë e Kosovës për t’u treguar qytetarëve që janë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Ne jemi partneri juaj në këtë përpjekje. Ne do të jemi përkrah jush për të ofruar mbështetje, për të siguruar që kjo përpjekje e rëndësishme por sfiduese, do të jetë efektive dhe transparente.”, tha Mike.

U bë e ditur se Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me USAID do të koordinojë aktivitetet e komunikimit me publikun, për t’i inkurajuar qytetarët që të aplikojnë për legalizim dhe gjithashtu do t’i ndihmojë zyrtarët komunal në thjeshtësimin e proceseve administrative brenda komunës për të ndihmuar në zbatimin e programit.

Back to top button