Ahmeti kërkon që të bëhen termine para vizitave kontrolluese në QMF

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka theksuar se situata epidemiologjike mbetet edhe më tutje e rënduar, dhe se për këtë duhet të fillohet me implementimin e pratikës për caktimin e termineve për vizita kontrolluese në Qendra të Mjekësisë Familjare.

“Situata epidemiologjike mbetet edhe më tutje e rënduar, prandaj edhe është momenti i duhur që të fillojmë me implementimin e praktikes për caktimin e terminëve për vizita kontrolluese në Qendra të Mjekësisë Familjare. Kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime shëndetësore, si dhe që mjeku të ketë kohë të mjaftueshme ta ekzaminojë në mënyrë adekuate secilin pacient. Natyrisht, rastet urgjente do të trajtohen me përparësi pa caktuar termin”, shkroi Ahmeti në Facebook pas vizitës së drejtorit të Shëndetësisë së komunës së Prishtinës, Bujar Gashi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Qytetarëve iu është kërkuar që të vazhdojnë të mbajnë maskat, të respektojnë distancën fizike si dhe të pastrojnë duart./21Media

Drejtori për Shëndetësi Bujar Gashi sot vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe personelin…

Posted by Shpend Ahmeti on Tuesday, August 18, 2020

Back to top button