Ahmeti: Regjioni i Lipjanit pas një viti me një rrugë të rëndësishme

 

Komuna e Lipjanit ka organizuar ceremoni me rastin e fillimit të punime të rrugëve Llugë-Radevë dhe Akllap-Sllovi.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti me rastin e nisjes së punimeve ka thënë se kjo rrugë lidhë regjionet e Dobrajës dhe është e rëndësishme për lidhjen e regjioneve.

“Është një rrugë që lidh regjionin e Dobrajës, jemi momentalisht në fshatin Lluga, prej ku fillon rruga, lidh me fshatin Radevë. Ndërkaq në këtë pjesë janë edhe fshati Gllanicë, Dobraj e Vogël, Dograj e Madhe dhe një pjesë tjetër e fshatrave që mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë, jashtëzakonisht e rëndësishme për lidhjen e regjioneve. Në fakt ky regjion është fshati Lluga, me Lipjan, por matanë ku shkon kjo rrugë është ne Radevë, Radeva është një fshat që lidhet me komunën e Gracanicës. Është një rrugë jashtëzakonisht e kërkueshme dhe e rëndësishme për qarkullimin e qytetarëve në këtë regjion”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se rruga është 3500 metra e gjatë, dhe projekti për ndërtimin e kësaj rrugë kap vlerën rreth 200 mijë euro, që është financim i Ministrisë së Infrastrukturës.

“Është një rrugë 3500 metra e gjatë, e gjerë rreth 5 metra. Ka kushtuar rreth 200 mijë euro, dhe financohet nga Ministria e Infrastrukturës. Projektin e ka bërë komuna, kontraktraktimin e ka komuna, mbikëqyrjen e ka bashkë me ministrinë, e ka komuna, dhe vesoj që me dinamiken e paraparë, vitin e ardhshëm do të përfundoj kjo rrugë”, tha ai.

Ahmeti ka thënë se ky projekti për ndërtimin e kësaj rruge ishte bërë rreth 6 vite me parë, por nuk ishte implementuar.

Back to top button