Ahmeti: Të mos keqpërdoren protestat

 

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti komentoi edhe protestat e së premtes për rastin “Monstra”.

Ai tha se protestat nuk duhet të keqpërdoren pasi që këto janë procese të komplikuara.

“Mendoj që e mira është të mos keqpërdoren hallexhinjtë, të mos keqpërdoren njerëzit në vështirësi ne kemi pasur lidhje dhe komunikim direkt me të gjithë këto njerëz që kanë probleme, jemi përpjekur t’i vendosim në kontakt me të gjitha institucionet ndërkombëtare. Për të gjitha këto çështje ne kemi kërkuar edhe ekspertizë ndërkombëtare dhe monitorim drejtpërdrejtë ndërkombëtar, kemi kërkuar drejtpërdrejtë të angazhohen ekspertë të fushës së drejtësisë. Përgjigja nga autoritetet amerikane si dhe nga ato evropiane që ne i besojmë OSBE-së, ne kemi ekspertët tanë në të gjitha këto procese dhe do të pritet epilogu gjyqësor. Ne përsëri po kërkojmë, e kemi futur edhe në marrëveshje me partnerët e koalicionit që të rishqyrtohen këto raste. Ky rast është rishqyrtuar ka marrë këtë epilog. Ka instanca tjera për ankimime. Ne do të përpiqemi përsëri të jemi afër njerëzve me çka mundemi ne të ndihmojmë. Por jo edhe t’i keqpërdorim ndjenjat e tyre sepse janë procese tepër të komplikuara”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan TV21./21Media

Back to top button