Ahmeti tregon arsyet për ndërrimin e drejtorëve në Komunën e Prishtinës
Ndërrohen disa drejtorë në Komunën e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shkarkimi i Drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës, Januz Salihaj, është bërë më kërkesën e AAK-së.
Ahmeti para gazetarëve ka thënë se kërkesën për shkarkimin e tij, partneri i koalicionit AAK e ka dorëzuar në nëntor të këtij viti, megjithëse ka thënë se me Salihajn kanë pasur marrëdhënie korrekte.
“Shkarkimi i Januz Salihajt është bërë me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Të cilën kërkesë e kanë dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar sepse supozohet që kanë pasur mospajtime, dhe mund të them që më nuk është drejtor i arsimit. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë korrekte, arsyeja kryesore sepse kanë kërkuar ata.
Ahmeti ka bërë të ditur se ka kërkuar të bëhen ndryshme edhe në koalicion sa u përket drejtorive.
“Kam kërkuar që Drejtorinë e Inspekcionit dhe Arsimit ta merr PSD-ja”, ka thënë ai.
Ahmeti ka theksuar se Brahim Mehmetaj që është i AAK-së, ka kaluar nga inspekcioni në Drejtori të Pronës, ndërsa Dren Kukaj nga drejtoria e Pronës, kalon në atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Valbona Osmani drejtore e Kadastrës, në vend të Nora Kelmendit. Ndërsa ish-zëdhënësi për media, Adonis Tahiri drejtor i ri Inspekcionit.
“Në zyrën e mediave do të shtohet numri i zyrtarëve të mediave për shkak të punës dhe kërkesave për qasje në dokumente që na vijnë”, ka shtuar Ahmeti.
Kujtojmë se, në nëntorin e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin nga Lëvizja Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit. Ku pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqjeje Yll Rugova, i LVV-së, i cili udhëhiqte drejtorinë e Kulturës.