Mblidhet Delegacioni Shtetëror, Ahmeti tregon çka u diskutua

Delegacioni Shtetëror për Dialogun me Serbinë mbajti sot takimin e parë

Në këtë takim me dyer të mbyllura morën pjesë pjesëtarët e ekipit negociator, si nga koalicioni qeverisës, po ashtu edhe nga opozita. Ndër ta Enver Hoxhaj, Mahir Yagcilar, Dukagjin Gorani,Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Avni Arifi, Dardan Gashi dhe Visar Ymeri.

Bashkëdrejtuesi i këtij delegacioni, Shpend Ahmeti tregoi afatin kohor se kur do të procedohet draft ligji në Qeverinë e Kosovës.

“U dakorduam qe një herë unë një herë Limaj t’i kryesojmë takimet. U darkoduam që deri me 15 janar të procedojmë draft ligjin në qeverinë e Kosovës. Brenda 30 ditë delegacioni duhet të përfaqësojë dialogun me Serbinë. Pesë anëtar do të punojnë në platformë. Kjo platformë ashtu si e dini i përcakton parimet, përfshi këtu njohjen r pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Diskutuam në lidhje me buxhetin fillestar, po ashtu edhe takimet, u dakoruduam që të kemi takim me kryetarin e kuvendit, kryeministrin. Që të marrim përgjegjësitë dhe dokumentacionit. Kryesorja për neve është procedimi i draft-ligjit. “, u deklarua Ahmeti për media

I pyetur se si do të mund të bindin përfaqësuesit e dy partive të tjera, për të marrë pjesë në këtë proces, ai tha se ata duhet ta ndien vetën të përgjegjshëm për një gjë të tillë.

Delegacioni Shtetëror për Dialogun me Serbinë, u zgjodh në Kuvendin e Kosovës me 15 dhjetor ku u miratua edhe Rezoluta e propozuar nga PSD-ja./21Media

 

Back to top button