Ahmeti uron Ramën: Do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime

 
Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka uruar fitoren kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Përparim Ramës.
“Tash është e qartë – kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama. Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti poashtu i ka uruar përmbushjen e premtimeve.
Ahmeti gjithashtu ka përgëzuar kundëkandidatin e Ramës, për punën, fushatën e rezultatin.
“Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Unë sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se do të jetë fundi i angazhimit tij publik”, ka thënë Ahmeti.
Ai tutje ka thënë se gjatë javëve në vijim do të presin certifikimin final dhe pastaj do ta organizojnë edhe pranim dorëzimin e detyrës.
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, LDK-ja ka marrë 51,07 për qind ose 40.658 vota. Arben Vitia nga LVV ka 48,93 për qind ose 38.958 vota./21Media

Back to top button