Autobusët e ri për operatorë privat, Murati thotë se Rama shkeli ligjin – kërkon veprim nga organet e rendit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas postimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, i cili njoftoi sot se kanë përkrahur operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram.
Sipas Muratit, Komuna e Prishtinës nuk ka ndjekur asnjë procedurë që e obligon Ligji në fuqi, prandaj çfarëdo aranzhimi, marrëveshje apo kontrate që është nëshkruar në lidhje me këtë çështje, “është në shkelje të plotë të Ligjit për Partneritet Publiko Privat”.
Murati ka theksuar se ofrimi i shërbimeve publike me operatorë privatë duhet bërë me procedurat e Ligjit për Partneritet Publiko-Privat.
Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin veprime.
“Organet e rendit do duhej të vepronin sa më parë në lidhje me këtë rast në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i parasë publike”, ka shkruar Murati.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?