AI po paraqet rrezik në punë, ekspertët rekomandojnë edukim

Me apo pa dashjen tonë inteligjenca artificiale tashmë ka ndryshuar mënyrën se si ne punojmë tani dhe si po kryejmë punët tona të përditshme.

Ndonse kanë kaluar vetëm pak më shumë se një vit që kur OpenAI lansoi chatbot-in e tij, ChatGPT, teknologjia tashmë është në krye të ndikimit të punës së shumë puntorëve, dhe në shumicën e rasteve është bërë pjesë e përditshme e tyre.

Inteligjenca artificiale po përdoret si një mjet që gjeneron ide abstrakte dhe si një mjet që mund të thjeshtësojë rrejdhat e punës për çdo puntorë.

Por jo të gjithë e kanë mirëpritur teknologjinë dhe shumë e shohin atë si një kërcënim për vetë karrierën e tyre.

“Punëtorët tashmë janë të varur nga AI”, kanë shkruar mediat e huaja.

Shumë punonjës janë mësuar të përdorin AI në punët e tyre të përditshme për detyra administrative gjë që u ndihmon atyre të kursejnë kohë. Mirëpo, ky potencial i AI për të ndihmuar puntorët për të kryer detyrat e tyre, mbytë kreativitetin e gjeneratave të reja sidomos.

Madje thuhet se edhe punëkërkuesit po e përdorin ChatGTP për të shkruar letrat motivuese në mënyrë që të jenë sa më të sigurtë që do të pranohen në punë.

“Por më shumë punëtorë përdorin AI, disa punëdhënës po reagojnë duke frenuar përdorimin e teknologjisë në vendin e punës. Kjo ka përfshirë shtypjen e heshtur ose ndalimin e plotë të aksesit në mjete si ChatGPT, me organizatat të shqetësuara për keqpërdorime të mundshme ose rrjedhje të të dhënave”, ka thënë Simon Johnson, kreu i grupit të ekonomisë dhe menaxhimit global në MIT Sloan School of Management, në Massachusetts, SHBA.

Megjithatë, disa punonjës që kanë filluar të mbështeten shumë në mjetet teknologjike dhe shumë kompani janë detyrar ta ndalojnë rreptësisht përdorimin e tyre gjatë orarit të punës.

Ekspertët rekomandojnë që në vend që të shqetësoheni për kërcënimin e AI, është më e dobishme ta mendoni atë si një mjet të dobishëm.

Taktika më e mirë? Përshtatuni, mësoni dhe mbështetuni në teknologji , thotë Likens. “Edukimi dhe trajnimi janë kyçe që punonjësit të mësojnë rreth AI dhe çfarë mund të bëjë ajo për rolin e tyre të veçantë, si dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësi të reja.

Në vend që të shmangen nga AI, punonjësit duhet të planifikojnë përdorimin e tij dhe të edukohen rreth të mirave që i ofron./21Media

Back to top button