Ajaxi dhe Sportingu marrin pikët e plota në Ligën e Kampionëve

Ajaxi dhe Sportingu kanë arkëtuar nga tre pikë të plota nga ndeshjet e tyre të para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra holandeze e mposhti Rangers-in me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të Grupit A ku bëjnë pjesë edhe Napoli dhe Liverpooli.
Golat për Ajaxin u realizuan nga Alvarez, Barghuis, Kudus dhe Gergwijn.
Fitore të rëndësishme mori edhe Sportingu i Lisbonës që mposhtu gjermanët e Eintracht Frankfutit me rezultat 3-0 me golat e realizuara nga Edwards, Trincao dhe Santos.
Këto dy skuadra janë pjesë e Grupit D së bashku me Tottenhamin dhe Marselle.

Back to top button