SHKK: I dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares nuk është sulmuar

Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) ka njoftuar se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares nuk është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, por është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm, për shkak të veprës për të cilën dyshohet.
SHKK ka sqaruar edhe një video të publikuar, sipas së cilës njëri nga të dyshuarit për përdhunim është rrahur nga të burgosurit.

“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuri tjetër për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./21Media
Back to top button