Akademia e Shkencave distancohet nga publikimi i Krajës

Një analizë e botuar muajin që shkoi nga AShAK-u, që u debatua shumë nga opinioni e që po vazhdon ende të jetë në qendër të debatit, sot ka reaguar AShAK-u.
Për këtë çështje janë mbledhur anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Sesioni i Shkencave Sociale në AShAK, ka theksuar se teksti i botuar në faqen zyrtare të AShAK-ut është tekst i Mehmet Krajës, kryetar i AShAK-ut, dhe i paautorizuar për publikim.
Sesioni shkencor ka kërkuar nga Kraja reflektim institucional dhe moral për dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut.
Kumtesë – Seksioni i Shkencave Shoqërore

Back to top button