Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike

Koreja e Jugut ka njoftuar se Koreja e Veriut ka lansuar sot dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.
Veriu ka bërë disa teste me raketa këtë vit duke përfshirë lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale më të avancuar muajin e kaluar.
“Ushtria jonë vërejti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të lëshuar nga Koreja e Veriut në Detin Lindor nga zona Sunan e Phenianit”, tha shefi i përbashkët i shtabit të Koresë së Jugut, duke iu referuar asaj që njihet si Deti i Japonisë.
“Ushtria jonë mban një pozicion gatishmërie të plotë, ndërsa bashkëpunon ngushtë me SHBA-në duke forcuar mbikëqyrjen dhe vigjilencën”, tha tutje ai.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar prej muajsh se Pheniani po përgatitet të kryejë testin e shtatë bërthamor./21Media

Back to top button