Kaloni te përmbajtja kryesore

Akciza po shkatërron prodhuesin vendor të pijeve të pa gazuara

Sipas OAK, prodhuesit vendor përballen me probleme të shumta

Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë vizituar kompaninë e langjeve “Laberion”, shqetësimi i së cilës është përballja me probleme të shumta dhe mos përkrahja nga ana e shtetit, sidomos ngarkesa që u bëhet me akcizë.

OAK në kuadër të takimeve me prodhuesit vendor, ka qëndruar në kompaninë “Laberion”, e cila konsiderohet si kompani prodhuese e pijeve me cilësi të lartë.

OAK gjatë takimit iu premtojë angazhim maksimal që të eliminohen barrierat për biznesin prodhues vendor.

Po ashtu, Oda vizitoi edhe anëtarin e saj, kompaninë S// Sprint me pronar Sami Sopa, një prodhues fantastik i veshjeve sportive për meshkuj dhe femra, i certifikuar me standarde evropiane dhe cilësi shumë të lartë.

“Ky biznes ka mundësi dhe kapacitet që të prodhojë edhe më shumë dhe është i interesuar që të depërtojë edhe në tregjet ndërkombëtare, mirëpo në mungesë të përkrahjes për zgjerim të tregut, kapacitetet e tij mbesin të pa shfrytëzuara. ODA do të jetë zë i fuqishëm i biznesit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e OAK-ut.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button