Vrasje në tentativë

Theret me thikë nga një i dyshuar i panjohur

​Një person ka pësuar lëndime trupore në Prishtinë, pasi që në rrethana ende të panjohura, i njëjti dyshohet se është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur.

Sipas policisë,viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokuror./21Media

Back to top button