​Akil Gjakova i bronztë, Kuka: Kosova jonë tash e 12 apo 13 vjet merr medalje në Paris

Xhudisti Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam në Paris dhe nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Driton Kuka.

Ai në një postim në Facebook ka shprehur krenarinë e tij me këtë medalje dhe të tjerat të fituarat ndër vite.

“Akil Gjakova i bronztë sot me shkëlqim të artë! Edhe një…Medalja numër 15 si trajner në garën më të madhe dhe më madhështore të xhudos! Kosova jonë tash e 12 apo 13 vjet merr medalje në Paris!”, ka shkruar Kuka.

Kuka ka treguar se Dardan Cena me tri fitore të mëdha u radhit në pozitën e shtatë, teksa ka paralajmëruar se Laura Fazliu do t’iu kthehet shumë shpejt medaljeve.

Back to top button