Kaloni te përmbajtja kryesore

Akili humbi edhe të bronztën

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova sot ka humbur mundësinë edhe për medaljen e bronztë, pasi nuk ka arritur ta mund Rustam Orujov e Azerbajxhanit.
Akili po ashtu ka humbur në çerekfinale ndaj konkurrenit të Mongolisë, Oshir Tsend.
Akili më herët ka fituar ndaj kundërshtarëve të tij, suedezin, Tommy Macias, i pesti në renditjen botërore, pastaj Nils Stump nga Zvicra dhe Ahmed Ayash nga Jemeni.
Kampioni i Evropës ka garuar në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button