Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për projektligjin për rishikim të buxhetit

Komisioni për Legjislacion sot nuk e mbështeti raportin me amendamente për Projektligjin për rishikimin e buxhetit. Me katër abstenime dhe vetëm dy vota pro, raporti i komisionit funksional për rishikimin e buxhetit dështoi të marrë mbështetjen për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e këtij projektligji.
Hajdar Beqa dhe Blerta Deliu, deputetë nga PDK deklaruan se ky rishikim i buxhetit nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe për këtë arsye nuk e mbështesin të njëjtin.
Komisioni për legjislacion po vazhdon mbledhjen, ku zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu po raporton në komision lidhur me Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Back to top button