Akili mposht legjendën e xhudos për medalje të bronztë evropiane

(Lajm i përditësuar)


Akil Gjakova ka shënuar fitore për medaljen e bronztë evropiane. Ai e mposhti legjendën gjeorgjiane Lasha Shavdatuashvili

Shavdatuashvili ka numër të madh të medaljeve olimpike, botërore dhe evropiane.


Akili lufton për medaljen e bronztë të Evropianit të xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë të Kampionatit Evropian të xhudos në Montpellier të Francës.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Akili në çerekfinale u mposht nga xhudisti moldav, Petru Pelivan.

Kjo humbje bëri që Akili ta vazhdojë garën në repesazh, ku në raundin e parë fitoi kundër hungarezit, Daniel Szegedi.

Tani, Gjakova është në luftën e fundit të repesazhit, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Lasha Shavdatuashvili të Gjeorgjisë e Salvador Cases Roca të Spanjës.


Akil Gjakova në çerekfinale të Evropianit

Akil Gjakova e ka fituar edhe luftën e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Gjakova, që në luftën e parë ishte i lirë dhe më pas mposhti Bajsangur Bagajevin e Serbisë, fitoi përballë bullgarit Mark Hristov, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ai realizoi Ippon dhe kaloi në çerekfinale.


Gjakova mposhti xhudistin serb

Xhudisti jonë, Akil Gjakova e ka nisur në mënyrë perfekte Kampionatin Evropian të Xhudos.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, në raundin e dytë Akili e mposhti me Wazaari xhudistin serb, Bajsangur Bagajev.

Në raundin e parë Akili ishte i lirë, kurse në te dytin mposhti serbi Bagajev.

Tani, Gjakova ka përballë bullgarin, Mark Hristov, ku në rast fitoreje do të siguronte çerekfinalen e Evropianit.


Gjakova përballet me xhudistin serb në Evropianin e xhudos

Xhudisti jonë, Akil Gjakova do të jetë i fundit nga ekipi kosovar i xhudos që do të garojë Kampionatin Evropian të xhudos në Francë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë.

Ndërkaq, në raundin e dytë Akili tani ka përballë xhudistin serb, Bajsangur Bagajev.

Back to top button