Fazliu fiton medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos

(Lajm i përditësuar)


Laura Fazliu është stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e ka mposhtur në finale të repesazhit xhudisten portugeze, Barbara Timo.

E deri te medalja e bronztë, Fazliu raundin e parë e nisi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti ukrainasen, Yuliia Hrebenozhko.

Fazliu vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, duke e mposhtur francezen, Clarisse Agbegnenou, kurse në gjysmëfinale u mposht nga sllovenja, Andreja Leski.

Kjo humbje bëri që Laura ta vazhdojë garën në repesazh, ku edhe e mposhti Barbara Timon për ta fituar medaljen e bronztë.


Laura Fazliu lufton për të bronztën e Evropianit të xhudos

Xhudistja, Laura Fazliu ishte e pafat në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, ndërsa tani garën do ta vazhdojë në repesazh.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu u mposht në gjysmëfinale të kësaj gare nga xhudistja sllovene, Andreja Leski.

Tani, Fazliu ndeshet në finale të repesazhit me xhudisten nga Portugalia, Barbara Timo.


Laura Fazliu e jashtëzakonshme, mposht legjendën franceze

Laura Fazliu është në gjysmëfinale të Evropianit. E kaloi në çerekfinale legjendën franceze Clarise Agbegnenou.

Ndaj saj fitoi në kohën shtesë.

Është kjo prej fitoreve më të mëdha të Laurës. Agbegnenou është prej xhudisteve më të mira në histori.


Fazliu mposht ukrainasen, prek çerekfinalen e Evropianit të xhudos

Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të xhudos, që po zhvillohet në Montpellier të Francës.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti xhudisten ukrainase, Yuliia Hrebenozhko.

Laura në raundin e parë ishte e lirë, kurse në të dytin mposhti ukrainasen Hrebenozhko, ndërsa tani në çerekfinale do të përballet me xhudisten nga Franca, Clarisse Agbegnenou.

Back to top button