AKP shet 11 asete më atraktive në Kosovë

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me likuidim 38A

Vala  përfshin 11 prej aseteve më atraktive në Kosovë. Bordi miratoi edhe listën e aseteve të propozuara për valën e shitjes 38, e cila përmban në vete gjithsej 123 asete në tërë Kosovës por që numri më i madh i tyre është në rajon të Prishtinës.

Sipas një njoftimi të AKP-së, pranimi i ofertave për këto dy valë të shitjeve pritet të bëhet më 6 dhjetor.

“Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi Planin e Punës të Njësisë së Auditimit të Brendshëm si dhe Strategjinë e rishikuar për vitet 2018-2020. Bordi në të njëjtën kohë shqyrtoi dhe miratoi raportin e Komisionit për shqyrtim të ankesave në lista për 20% të punëtorëve të NSH KB Dumnica Podujevë, si dhe raportin e Komisionit të Banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore. Bordi miratoi edhe pesë Raporte për përcaktim të statusit për ndërmarrjet shoqërore si dhe disa qiradhënie të aseteve të NSH-ve. Veç kësaj, në këtë mbledhje Bordi ka miratuar edhe raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e dy ndërmarrjeve shoqërore NSH Termosistemi dhe NSH SHAM Iliri në Prizren në vlerë përfarsisht 40,000 €, ndërkaq ka shqyrtuar dhe miratuar rritjen e buxhetit për tre ndërmarrje shoqërore në likuidim NSH Automoto Prishtina, Hotel Grandi dhe NSH Unimont”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Back to top button