Hamza dhe ambasadori i Suedisë Wollter, flasin për regjistrimin e pronave

Ministri i financave Bedri Hamza u takua me ambasadorin

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim . Anders Wollter i ngarkuar me punën e Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi wollter për kontributin e tij dhe të shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave si dhe në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë i cili do t’i hapë rrugën materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.

Ministri Hamza, gjatë takimit gjithashtu theksoi se Ministra e Financave mbetet e angazhuar për plotësimin e detyrimeve të saja sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me SIDA-n,  në fushën e tatimit në pronë si një nga reformat më të rëndësishme të Ministrisë së Financave, dhe falënderoj shtetin Suedez për ndihmën dhe asistencën që Kosova të ketë një regjistër të saktë të pronave.

Ndërsa, Anders Wollter  i ngarkuar me punën e Ambasadorit të Suedisë në Kosovë e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen  dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit  ekonomik me Kosovën, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave si një nevojë e  kahershme për Kosovën.

Back to top button