AKR kërkon nga Pacolli të shpallë kandidaturën për President

 

Kryetari i Alencës Kosova e Re, Behgjet Pacolli për një kohë të shkurtër ishte edhe president i Republikës së Kosovës.

Kandidimi për këtë post po i kërkohet përsëri. Kjo sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit i cili me anë të një postimi në Facebookun e tij ka bërë të ditur se AKR-ja kërkon që z. Behgjet Pacolli të shpall kandidaturën e tij për President të Kosovës.

Sipas Murselit kjo po kërkohet, gjithmonë duke respektuar mandatin kushtetues të Presidentit aktual.

“Si ish-President i vendit, z. Pacolli ka dëshmuar se i vendos interesat e vendit para ato të tij. Në rast të marrjës së detyrës ai do të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të AKR-së”, ka deklaruar Murseli./21Media

Back to top button