AKR kërkon rinumërim të votave në Prishtinë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Gëzim Mehmeti ka paraqitur disa fakte për manipulim me vota në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke kërkuar kështu rinumërim të të gjitha votave në Prishtinë.
Mehmeti, sot në një konferencë për media, ka deklaruar se i kanë shpallur të pavlefshme 1.2% të votave të kësaj partie.
“Qytetarët në Prishtinës kanë treguar një kulturë të lartë dhe KQZ i ka menaxhuar mirë zgjedhjet lokale 2021 p.Unë sot do t’i paraqes faktet dhe provat duke i shpallur të pavlefshme 1.2% të votave por duke u bazuar në të dhënat që janë shpallur në faqen e KQZ-së”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka shtuar se Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve duhet të merret me këtë çështje.
“Kemi mospërputhje të votave të kandidatëve në këtë rast ne duhet ta mbrojmë demokracinë dhe këtu ka të bëjë me KQZ dhe duhet ta kthejë besimin dhe kërkesa jonë është të Prishtina të gjitha vendvotimet të rinunrohen.”, ka shtuar ai.

Back to top button