Aksident dramatik, treni ndan në dysh autobusin

Një tren u përplas me një autobus të zbrazët në një vendkalim hekurudhor në Holandë mëngjesin e sotëm, duke e ndarë autobusin në dysh dhe duke tërhequr rrënojat përgjatë binarëve.
Autobusi nuk kishte pasagjerë në bord kur aksidenti ndodhi në Bergen op Zoom dhe askush nuk u lëndua.
Shoferi po qëndronte pranë hekurudhës duke tundur krahët për të paralajmëruar trenin që po afrohej se autobusi kishte ngecur në vendkalim, tha Ronald Groffen, i cili filmoi përplasjen nga makina e tij.
Policia dhe kompania e autobusëve po hetojnë rastin./21Media

Back to top button