Aksident e përleshje masive, nëntë persona përfundojnë në Polici

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Pas aksidentit, palët e përfshira janë përleshur edhe fizikisht mes vete.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor 9 persona”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se njësitet përkatëse policore po merren me rastin. /21Media

Back to top button