Aksident i rëndë mes një kamioni dhe veture në Gjilan

Dy persona mbeten të lënduar si e pasojë e një aksidenti në fshatin Dobërçan të Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për portalin rtv21.tv ka treguar se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.
Hashani tutje ka thënë se vozitësi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda është dërgu në QKUK, kurse pasagjerja është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Gjilan.
”Policia e Kosovës njësitet e trafikut jan duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, ka thënë Hashani./21Media

Back to top button